Shteti ku duhet të lindin vetëm meshkuj, gratë abortojnë bebet femra
Edhe pse duket sikur një histori nga e kaluara, në fakt është reale edhe në vitin 2019.
Azerbajxhani ka një prej niveleve më të lartë të abortit selektiv në botë, ku gratë preferojnë të ndërpresin shtatzëninë për të mos sjellë në jetë një bebe femër. Është vendi ku lindin çdo vit më shumë meshkuj se sa femra, shteti i vetëm në të gjithë botën, shkruan e përditshmja italiane “La Stampa”.
Fjala “sonsuz” do të thotë steril dhe për azerët është një term çnderues. Përdoret për të etiketuar femrat që lindin vetëm vajza. E për të shmangur këtë epitet denigrues një nënë preferon ta quajë vajzën e saj “Kifayet” ose “Yeter”, emra që përkthehen “Mjaftime” ose “Fundime”, një “presion” që fëmija i ardhshëm të jetë mashkull.
Edhe pse nuk ka asnjë ligj që të detyrojë femrat të marrin këtë vendim drastik dhe shpesh çiftet nuk i thonë fare mjekut se arsyeja e abortit është fakti që fëmija është vajzë. Shpesh, ushtrohet edhe dhunë nga ana e burrave për të detyruar bashkëshortet që të abortojnë.
Një situatë dramatike, sidomos në zonat rurale, ku aborti është fenomen normal dhe lindja e një mashkulli është çështje krenarie e gjithë fisit, jo vetëm çiftit. /IndeksOnline/