14:32 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / AR

Shteti me qytetarët më të pasur në botë

Belgët janë më të pasurit në botë, me një pasuri mesatare prej 228,594 euro, sipas të dhënave nga Raporti Global i Pasurisë, të publikuar sot nga shtypi belg.

Sipas të dhënave të Raportit Global të Pasurisë, pasuria mesatare e belgëve arrin në 228.594 euro.

Kjo do të thotë se gjysma e të rriturve belgë kanë më shumë se 228,594 € dhe gjysma tjetër më pak.

Australia vjen e dyta në renditjen e Raportit Global me një pasuri mesatare prej 226,310 €, ndërsa Hong Kongu vjen i treti me 185,118 €.