09:04 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Shteti në aksion, mbyllet njëri nga lokalet e “paprekshme” në Prizren, pamje ekskluzive kur policia dhe inspektorët futen brenda

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pak ditë më parë ka nxjerrë inspektorët në aksion dhe ka sygjeruar Policinë e Kosovës që të rrisë inspektimet në luftën ndaj pandemisë.

Njëri nga lokalet i llogaritur si i “paprekshëm” në Prizren është mbyllur këtë vikend. Lokali që punonte në lagjen “Arbana” të Prizrenit kohë e pa kohë dhe që në të shumtën e rasteve nuk njihte urdhrat e shtetit, duke mos respektuar rregullat e caktuara, tashmë i është vënë dryri.

Indeksonline ka siguruar pamjet kur policia bashkë me inspektorët janë futur brenda në lokal dhe pas një kontrolle të detajuar është mbyllur.

Policia ka marrë informacione për të gjithë të pranishmit në këtë lokal, në të cilin kishte edhe femra që janë prezantuar si punëtore.

Policia këtë vikend ka qenë shumë aktive në Prizren, duke pasur aksione të vazhdueshme në disa pjesë të qytetit./Indeksonline/