75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Shteti në ndjekje të veteranëve të rremë (Video)

Shteti po vazhdon përndjekjen ligjore ndaj veteranëve të rremë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur kundër gjashtë 6 personave, për shkak të veprës penale: “’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 45 mijë euro.