Shteti për të gjithë, një serbe nga Graçanica shtrihet me urgjencë në gjinekologjinë e QKUK-së, i shpëtohet jeta

Një grua shtatzënë e moshës rreth 30 vjeçare është sjellë mbrëmë në gjendje të rëndë nga Spitali i Graçanicës në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.
Pacientja së bashku me stafin e spitalit të Graçanicës me ndihmë të shpejtë është sjellë në QKUK, përkatësisht në Klinikën e Gjinekologjisë, ku dhe ka kërkuar ndihmë.
“Indeksonline”, merr vesh se ekipi mjëkësor i QKUK-së kanë intervenuar menjeherë dhe se lindja është kryer me operacion mbrëmë në orët e vona dhe se nëna dhe foshnja e saj janë në gjendje të mirë.
Nënës e cila ishte në javen e 31 të shtatzënisë i ishte komplikuar gjendja teksa ndodhej në spitalin e Graçanicës.
Një mjek brenda klinikës së Gjinekologjisë ka thënë për “Indeksonline” se edhe pacientja shtatzënë e nacionalitetit serb është trajtuar njëjtë si të gjitha pacientet tjera dhe se ajo po vazhdon të qendroj e shtrirë në spital. Teksa thotë se janë të rralla rastet ku në këtë klinikë trajtohen gratë e nacionalitetit serb, thotë se për ta janë të mirëpritura kurdo që i drejtohen kësaj klinike.
“Këto janë raste të rralla, pasi që rrallë ndodh të kemi paciente të nacionbalitetit serb për lindje. Por ky ishte një rast i komplikuar dhe Spitali i Graçanicës është detyruar për ta sjell tek ne. Lindja është kryer dhe çdo gjë është në rregull”, ka thënë ai./Indeksonline/