09:32 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Shteti që ndalon divorcin pa i njoftuar gratë

Një legjislacion i ri në Arabinë Saudite pritet t’i japë fund praktikës së deritanishme ku meshkujt nuk kanë njoftuar gratë për divorc.

Duke filluar nga kjo e diel gjykatave do t’iu kërkohet t’i njoftojnë gratë përmes mesazheve në telefonë në lidhje me vendimet për divorcet e tyre.

Avokatet lokale thonë se masa e re do t’u japë fund të ashtuquajturave “divorce sekrete”, në të cilat meshkujt mund të zgjedhin t’i japin fund martesës së tyre pa ua thënë këtë bashkëshorteve.

Masa e re do të garantojë që gratë të jenë tërësisht të informuara mbi statusin e tyre martesor si dhe te kenë mundësinë te mbrojnë të drejtat për mbështetje financiare.

Vitin që shkoi në Arabinë Saudite u hoq ndalimi që nuk i lejonte femrat të ngisnin makinë.