75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shteti që përfitoi më së shumti nga taksa 100% ndaj produkteve serbe

Vendosja e taksës 100 % nga Qeveria e Kosovës për gjitha  produktet e Serbisë vlerësohet se ka dëmtuar me miliona buxhetin e kësaj të fundit.

Nga kjo taksë, përveç Kosovës, ka edhe një shtet që ka përfituar shumë, transmeton Indeksonline.

E përditshmja serbe ‘Blic.rs’ tregon se fituesi më i madh i vendosjes së taksës është shteti i Maqedonisë.

Që nga vendosja e 100 përqindëshit, Shkupi zyrtar ka rritur eksportin në Kosovë për 42 përqind.

Nëse këtë përqindje e kthejmë në para atëherë i bie që Maqedonia ka fituar 12 milionë euro.

Përkundër rritjes së eksportit në Kosovë, Maqedonia po e ka problem që të bjerë miellin e saj. Kjo pasi që në Doganën e Kosovës po kontrollohet cilësia e tij.

Duke parë që në Kosovë po e kanë problem të eksportojnë, produktet serbe kanë rritur eksportin në vendet si Greqia dhe Turqi.

Edhe nëse taksa hiqet, produktet serbe do ta kenë vështirë të integrohen përsëri pasi që disa nga to vetëm se janë zëvendësuar.

Po ashtu vendosja e flamujve nëpër dyqane ka bërë që produktet serbe të mos blihen./Indeksonline/