21:36 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / OSH

“Shteti shtet”, mbyllen disa lokale te Rruga B, dënohen me nga 2000 euro

Policia e Kosovës sonte ka ndërmarr një aksion të madh në qytetin e Prishtinës nëpër lokale.

Tek “Rruga B”, Policia dënoi shumë qytetarë që nuk respektuan masat anti-Covid 19.

Përveç qytetarëve, Policia dënoi deri më 2000 euro dhe mbylli disa lokale që nuk ishin në përputhshmëri me rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Policia po vazhdon të mos toleroj më qytetarët dhe bizneset që s’po respektojnë masat./Indeksonline/