75 Mall Live Search
16:17 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Shteti “tregon dhëmbët”, Njësia Speciale godet kamionët e serbëve

Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur, raporton Express.

Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës, transmeton T7.

Kujtojmë se në Komunën e Leposaviqit është lëshuar sërish alarmi, derisa afër objektit komunal është bllokuar rruga përmes një kamioni.