75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Shtetrrethim i ri në Kiev

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 me orën lokale (15:00-06:00 GMT).

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Duke njoftuar për këtë ndryshim në Twitter, Klitschko paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”