75 Mall Live Search
11:53 / E Hënë, 27 Mars 2023 / B O

Shtigje sfiduese në dy distanca vrapimi, edhe pak pak ditë afat të regjistroheni në një garë tejet atraktive të vrapimit

Edicioni i parë i “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në Istog po afron.

Gara e vrapimit do të mbahet me 8 prill në dy distanca, 13.3 kilometra dhe 28 kilometra.

Në shtigje sfiduese por tejet atraktive, gara e 8 prillit po konsiderohet si një nga më të veçantat. Për tri vendet e para janë paraparë edhe shpërblime financiare.

Atletët më të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë pritet të jenë garues të “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në garën që u dedikohet dëshmorëve të kësaj ane.

Për tu bërë edhe ju pjesë e kësaj gare, aplikoni në këtë LINK, apo të kontaktoni në numrin 044166584.