75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / MSH

Shtihet me armë në drejtim të një shtetasi të Shqipërisë, viktima kërkon ndihmë mjekësore në pikën kufitare në Morinë

Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar ndihmë mjekësore në pikëkalimin kufitar Morinë, në Gjakovë.

Ai deklaroi se, pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë me veturë, persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:30, shkruan IndeksOnline.

Të dyshuarit i është bërë testimi i nivelit të alkoolit dhe rezultoi pozitiv.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim të policisë./IndeksOnline/