75 Mall Live Search
23:47 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Shtime/7 personat e testuar, nuk janë infektuar me COVID19

Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune sa i përket koronavirusit.

Ai ka thënë se 7 banorët që janë testuar, kanë rezultuar negativ dhe janë në gjendje të mirë.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Shtimes

Po ju përcjell lajmin e mirë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për komunën e Shtimes me ç’rast nga 7 banorë të Shtimes të cilët janë testuar për COVID – 19 të gjithë kanë rezultuar negativ në testin e bërë, pra të gjithë janë shëndoshë e mirë.

Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Shtimes, mirëpo edhe tutje apelojmë te qytetarët që t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve lokale dhe qëndrore sa i përket masave për mbrojten dhe parandalimin e COVID – 19.

Të prekurve ju urojmë shërim të shpejtë dhe se presim lajme të mira edhe për ta, pasiqë bashkërisht do ta mundim këtë sëmundje!

Qëndroni në shtëpitë tuaja, mbani distancë dhe mbajeni ambientin përreth të pastërt.

Me respekt