Shtime: Dikush i dëmton memorialet dhe ndriçimin në varreza

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë dëmtuar ndriçimin e varrezave në Komunën e Shtimes, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, të dëmtuara kanë qenë edhe disa memorialë nëpër varreza.
“Shtime, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, kanë dëmtuar ndriçimin e varrezave si edhe disa memorialë nëpër varreza. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/