75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 06 Prill 2021 / OSH

Shtime: I humbi 350 euro në bastore, inskenon grabitjen që të arsyetohet te familja

A.A 22 vjeçar në komunën e Shtimes është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasiqë ai kishte bërë një kallëzim të rremë, duke thënë se ia kanë vjedhur disa persona 350 euro.

Mirëpo, PK në një njoftim ka bërë të ditur se i dyshuari me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë.

“Hetuesit e stacionit policor në Shtime,sot kanë arrestuar të dyshuarin A.A. (m/sh/Kosovar 22 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë. .

I dyshuari , me 05.04.2021,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin grabitur 350 Euro në Shtime,në rrugën ,,14.Dhjetori”.

Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore.

Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/