19:50 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / OSH

Shtime: Nga e hëna kryhen vizitat nga radiologu në QKMF

Nga e hëna qytetarët e komunës së Shtimes do të kenë mundësi të kryejnë kontrollat te specialisti i Radiologjisë në QKMF.

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se përveç ultrazërit (ECHO), do të kryhen edhe vizitat nga radiologu.

Aliu tha se shumë shpejt pritet të filloj punën edhe gjinekologu, biokimisti dhe pediatri.

Postimi i plotë:

Nga e hëna në QKMF, ka filluar punën specialisti i Radiologjisë.

Një shërbim kaq i nevojshëm që ka munguar në komunën e Shtimes, ku përveç ultrazërit (ECHO), do të kryhen edhe vizitat nga radiologu.


Orari i shërbimeve do të jetë prej 08:00 deri 12:00, çdo ditë të javës.

Së shpejti pritet të filloj punën edhe gjinekologu, biokimisti dhe pediatri, duke përmbushur kështu realizimin e zotimeve tona në fushën shëndetësore.