Shtime nis ndërtimin e Entit Special, investimi më i madh kapital në historinë e komunës

Punimet për ndërtimin e Entit Special në Shtime po ecin me ritëm të lartë, duke shënuar një tjetër investim madhor që po bëhet realitet.
Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, thekson se ky projekt dëshmon seriozitetin dhe përkushtimin për të siguruar kushte dinjitoze për pacientët dhe personelin.
“Zotimet tona nuk janë vetëm fjalë – po i realizojmë me cilësi dhe standard të lartë. Ky projekt i rëndësishëm, për të cilin ka pasur shumë skeptikë, po tregon që gjithçka është e mundur me punë dhe vendosmëri,” shkruan Aliu./IndeksOnline/