75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Shtime/Një i infektuar, rast kontakti me fshatin Pjetërshticë

Shtime, 26 prill 2020 – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka nxjerrë rezultatet e testimeve të ditës së sotme, ku nga qyteti i Shtimes një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në komunën e Shtimes numri i rasteve me COVID – 19 është gjithësejt 18, ndërsa i shëruar deri më tani është vetëm 1 person, i vdekur 1, ndërsa të testuar rreth 50 persona.

Të testuar janë qytetarë nga vatrat e infektuara, Pjetërshticë, Vojnoc, pastaj mostra nga qyteti i Shtimes, fshati Petrovë, Mollopolc dhe Zborc. Të gjitha këto raste kontakti. Në mesin e të tesuarve ka edhe staf mjekësor nga QKMF Shtime dhe QKUK Prishtinë.

Rasti në fjalë është i njohur për insitucionet komunale dhe se është rast kontakti me fshatin Pjetërshticë.

Për fat të mirë ka një kohë të gjatë që është duke qëndruar i vetizoluar në shtëpi falë disiplinës se vet personit, por edhe angazhimit të Institucioneve në këtë rast Shtabit Emergjent, Policisë së Kosovës, QKMF-së në Shtime.

Qytetarët i apelojmë që edhe më tutje t’ju përmbaheni udhëzimeve të Institucioneve për të mbajtur masa mbrojtëse, për të mbajtur distancën dhe kujdesur për higjienën personale!

Shtabi Emergjent Shtime