75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / OSH

Shtime: Policia bastis një lokal bixhozi, konfiskon mbi 3 mijë euro dhe arreston një person

Policia e Kosovës dje ka bastisur një lokal në Shtime ku janë konfiskuar para të gatshme 3133 € katër telefona dhe një laptop.

Sipas njoftimit, një person është arrestuar.

Ky rast nga policia u cilësua si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit”, shkruan IndeksOnline.

“Rr. Imer Devetaku, Shtime, 06.04.2021 – 18:25. Njësiti policor me urdhëresë të gjykatës ka bërë bastisje në një lokal dhe gjatë bastisjes janë konfiskuar para të gatshme 3133 € katër telefona dhe një laptop. Një  dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me konsultim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/