75 Mall Live Search
08:40 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Shtime, simboli “Z” shkruhet në një kishë

Persona të panjohur kanë shkruar në një kishë në Shtimë grafiti të shkronjës Z.

Policia ka vërejtur këta grafiti gjatë një patrullimi.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Grafite të shumta me shkronjën “Z” janë bërë edhe në veri të vendit para disa ditësh.

“Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë.