75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shtimi i ndjeshëm i rasteve, Franca përgatitet për mbylljen e dytë

Ka kaluar mbi 900 mijë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, ndërsa të prekurit po i afrohen 28 milionëshit.

Franca, ndërkaq përgatitet për rikthim të kufizimeve lokale, ndërsa infektimet po rriten në rreth 20 qytete. 8577 ishin rastet e raportuara në 24 orët e fundit, ndërsa autoritetet rajonale të zonës së Bordeaux thanë së ekziston rreziku i lartë për rikthim në izolim.

Spanja, gjithashtu regjistroi 4400 raste të tjera pikërisht në ditën kur shkollat rihapen në shumicën e rajoneve. Maskat janë të detyrueshme nga 6 vjeç e sipër.

Ndërkaq, në Japoni, ku përhapja është më e përmbajtur, krahasuar me situatën në shtetet e tjera, 48 për qind e popullsisë pretendon se ndihet më në formë që prej përhapjes së pandemisë, për shkak të masave të marra gjatë emergjencës dhe përmirësimit të stilit të jetës. Konstatimi bëhet nga një sondazh i zhvilluar me 5.640 persona.