75 Mall Live Search
12:07 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Shtimja me vendbanime përreth mbesin pa ujë

Konsumatorët në qytetin e Shtimës dhe në vendbanimet e tjera përreth qytetit do të kenë ndërprerje të ujit gjatë ditës së sotme.

Kjo për shkak problemeve për furnizim nga Rezervuari të Pishat.

Lajmin e ka bërë të ditur KRU “Prishtina”.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon Rezervuarin te Pishat kemi probleme serioze për të furnizuar me ujë qytetin e Shtimes dhe vendbanimet tjera që furnizohen me ujë nga ky rezervuar” thuhet në njoftim. 

Tutje, bëhet e ditur se ekipet janë duke u munduar të rregullojnë këtë defekt.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që, në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet” përfundon njoftimi.