Shtimja ndan 44 mijë euro për varrimin e personave të vdekur dhe kryerjen e riteve fetare

Komuna e Shtimes ka hapur tender me procedurë të negociuar për shërbimet e varrimit, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Shtimja ka planifikuar 44 mijë euro për varrimin e personave të vdekur dhe kryerjen e riteve fetare sipas fesë Islame.

Në këtë shërbim do të përfshihen të gjitha fshatrat e Shtimes.

Kontrata është nënshkruar sot me Organizatën Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime.
