“Shtimja po rreshtohet me doktorin”, Tahiri i bindur se PDK-ja po e rikthen Shtimen

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur i bindur se partia e tij do ta rikthejë pushtetin në Shtime më 12 tetor.
Sipas tij, qytetarët e kësaj komune po rreshtohen krah kandidatit të PDK-së për kryetar, Dr. Përparim Ramusës.
“Qytetarët e Shtimes po rreshtohen krah doktor Përparimit, kandidatit që e karakterizojnë ndershmëria, profesionalizmi dhe guximi.
Ata po e përqafojnë vizionin dhe programin e Dr. Përparim Ramusës për një Shtime më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka shkruar Tahiri. /IndeksOnline/