11:17 / E Hënë, 17 Shkurt 2020

Shtiret si fotografe, por i drogon nënat dhe ua vjedh fëmijët

Është arrestuar një grua pasi që dyshohet se ka pozuar si fotografe dhe e ka droguar një nënë, në përpjekje për ta vjedhur fëmijën e saj.

Policia arrestoi Juliette Parket, 38-vjecare dhe vajzën e saj 16-vjecare në shtëpinë e tyre në Spanaway, Uashington, të premtën më 14 shkurt, shkruan Indeksonline.

Viktima femër, thirri urgjencën natën e 5 shkurtit për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte të vjella.

Pasi u trajtua në spital, nëna kontaktoi policinë dhe e paraqiti rastin.

Parker kandidoi për kryetare bashkie në Colorado Springs në vitin 2019, dhe viktima pretendoi se ajo u takua me atë përmes një postimi në një grup fëmijësh të posalindur në Facebook, ku ajo kishte thënë se bënte foto falas të bebeve të porsalinduara.

Nëna pranoi që ajo të vinte në shtëpinë e saj për ti bërë fotografi fëmijës së saj.

Në vizitën e tretë, Parker e solli edhe vajzën e saj dhe ato i dhanë nënës një torte. Menjëherë pas kësaj ajo filloi të kishte gjumë, kështu që ajo i tha atyre të largoheshin.

Pasi u larguan, nëna e kuptoi se Parker kishte vjedhur çelësat e shtëpisë së saj.

Pas hetimeve të policisë, ata thanë së arritën prova se e dyshuara po planifikonte të vidhte një foshnjë të porsalindur./Indeksonline/

Image
Image