75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / MSH

Shtiu 22 herë me armë, policia shoqëron në polici gjilanasin

Autoritetet në Gjilan kanë shoqëruar në stacion policor një të dyshuar, i cili kishte shtënë 22 herë me revole me gaz.

Rasti ka ndodhur në rrugëln Elena Gjika, dje rreth orës 19:56.

I dyshuari kishte pranuar veprën penale.

“Njësitë policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura” thuhet në njoftimin policor.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.