75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 19 Maj 2025 / k.v

Shtiu me armë në brenda një lokali, arrestohet një person në Korishë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Korishë të Prizrenit, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri brenda një lokali.

Gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./IndeksOnline/