Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, rreth orës 04:30 të 21 shtatorit 2025.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, një fishek dhe pesë gëzhoja, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit zyrtar të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit pas intervistimit.
Policia po vazhdon hetimet për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës./IndeksOnline/