Shtiu me armë zjarri, arrestohet nga policia, i gjenden 46 copë fishekë

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18 e 30, zyrtarët policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë ndërmarrë një veprim të shpejtë dhe efikas për kapjen dhe ndalimin e një personi të dyshuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Xerxë-Rahovec.
‘’Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore, duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizonte dhe arrestonte të dyshuarin’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si edhe 46 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Indeksonline/