Shtiu me armë zjarri në një aheng, arrestohet një person
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 ka arrestuar një person.
Kjo pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në një aheng dasme. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gaz 9 mm.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/

