Shtiu me armë zjarri në Prishtinë, policia bastis banesën e të dyshuarit – konfiskon një revole me fishekë
Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Hajvali të Prishtinës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës për të shtëna me armë. Pas intervenimit në vendin e ngjarjes, policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe 7 copë fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë/11.02.2026-21:52 njësitë policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe me 7 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

