12:19 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shtohen inspektimet e taksive në Prishtinë, paralajmërohen gjoba e konfiskime

Inspektorati komunal i Prishtinës, ka bërë të ditur se kanë shtuar inspektimet e transportit të udhëtarëve, transmeton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook. Ai ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë e radiotaksive që operojnë me leje nga komunat e tjera, ose me më shumë vetura sesa kanë leje, do të përballen me gjoba e konfiskime në secilin rast!

Postimi i plotë i tij:

Inspektime të shtuara në transport të udhëtarëve. Kompanitë e radiotaksive që operojnë me leje nga komunat e tjera, ose me më shume vetura sesa kanë leje, do të përballen me gjoba e konfiskime në secilin rast!