75 Mall Live Search
19:05 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Shtohen kufizimet për kalimin e kamionëve të mallrave në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë

Mjetet e transportit të mallrave do të jenë më të kufizuara për të lëvizur gjatë fundjavës drejt Kosovës dhe Shqipërisë.

Udhëzimi i përbashkët mes dy vendeve për kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës ka ndryshuar. Nëse të shtunën lejohej lëvizja e kamionëve nga ora 12:00 deri në orën 16:00, tani nuk do të lejohet në asnjë orë të ditës, raporton TopChannel.

Konkretisht, të premten ndalohet lëvizja në periudhën kohore 15:00-24:00.

Të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 24:00. Udhëzimi i ri hyn në fuqi nga kjo fundjavë.