75 Mall Live Search
17:02 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Gj Sh

Shtohen mungesat për Barcelonën, lëndohet Pedri

Pacientet në spitalin e Barcelonës po rriten.

Listës prej futbollistëve të lënduar i është shtuar edhe Pedri, shkruan IndeksOnline.

Klubi katalanas ka njoftuar se ai ka ka pësuar një këputje në muskulin biceps femoris distal në kofshën e majtë.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, Pedri do të jetë jashtë fushave për së paku katër javë.

Ai pritet të rikthehet në fund të muajit nëntor.

Kujtojmë që mesfushori spanjoll ndjeu shqetësime gjatë ndeshjes ”El Clasico”, ndaj Real Madridit në fundjavën që lam pas.

Pedri do të humbasë ndeshjet kundër Elches, Club Brugge dhe Celta Vigos./IndeksOnline/