75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 11 Tetor 2022 / C E

Shtohen problemet për Liverpoolin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Liverpooli nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premierligë.

Përveç rezultateve jo shumë pozitive, skuadra është e pafat edhe me lojtarët, shkruan Indeksonline.

Pas raportimit se Luis Diaz do të mungoj deri në vitin e ardhshëm, skuadra tani ka njoftuar edhe dy lëndime të tjera.

Joel Matip dhe Trent Alexander-Arnold do të mungojnë në dy javët e ardhshme për shkak të lëndimeve.

Lojtarët kanë pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Arsenalit dhe pas ekzaminimeve është konstatuar se ata nuk mund të paraqiten dy javët në vijim. /IndeksOnline/