Shtohet kolona e automjeteve në Merdar, a ndikoi këtu rrahja e mërgimtarëve me policët

Një rrahje ka ndodhur mes policisë dhe disa qytetarëve në pikën kufitare të Merdarit.
Kështu shihet në disa pamje që janë publikuar në media.
Ndryshe nga mëngjesi kur kolona ishte e gjatë 2 km ajo tashmë është rritur edhe për 500 metra. Nuk dihet nëse ka ndikuar kjo rrahje mes policisë dhe mërgimtarëve që të rritet kolona dhe të zgjatin pritjet në këtë pikë kufitare.
Raportohet se arsye e kësaj përleshjeje është tejkalimi i kolonës me automjete nga disa vetura./IndeksOnline/
