13:30 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Shtohet një linjë ajrore në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin e Prishtinës është shtuar edhe një linjë e re ajrore. Bëhet fjalë për linjën Zagreb Prishtinë Zagreb.

Kjo linjë do të filloj nga data 13 dhjetor 2021, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Linja më e re ajrore Zagreb Prishtinë Zagreb

Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё filloj nga data 13 Dhjetor 2021 çdo tё Hёnё, tё Mёrkure dhe tё Shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.

Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave.

www.flyrbp.com

www.airmunich.eu

www.mysky24.com

Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings.