75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / AR

Shtrëngohuni! 2në1, Bardhi sonte lanson hitin e madh

Çdo projekt i tij po shënon sukses të madh.

Pas një paralajmërimi në rrjetet sociale, reperi i famshëm shqiptar Bardhi dha lajmin e shumëpritur për fansat.

Duke publikuar një imazh në Instagram, zbuloi se sonte në ora 20:00 do të publikohet projekti “Zhytem”, i cili vjen 2 në 1.

Burime të Indeksonline mësojnë se xhirimet e këtij klipi janë kryer në Amerikë.

Të njëjtat burime thonë se Bardhi nuk do të ndalet me kaq, pasi nga ai pritet të lansohen edhe 4 këngë të reja të cilat do t’i sjellë në bashkëpunim.

E se për kë bëhet fjalë, mbetet të zbulohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/