75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Shtrenjtimi i naftës, Getinjo ia vendos drynin kapakut të rezervuarit

Reperi kosovar Getinjo, po bën reagime të ndryshme në rrjetet sociale pas shtrenjtimit të karburanteve.

Mbrëmë pati një ironizim për ata të cilët po ankohen për shtrenjtimin e naftës dhe benzinës, teksa krejt kohën e kalojnë në kafe, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tani publikoi një tjetër imazh ku shihet se veturës luksoze i ka vendosur drynin te kapaku i rezervuarit.

“Krrrkkk”, shkroi reperi duke bërë me dije që tani nuk ka llogari ta mbush veturën./Indeksonline/