Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kjo është vlera për një litër
Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për një litër këtë të hënë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet ndryshojnë në varësi të kompanive, ku nafta shitet nga 1.53 deri në 1.60 euro për një litër. Ndërkohë, benzina kushton nga 1.34 deri në 1.38 euro për një litër.
Berjani ka bërë të ditur gjithashtu se çmimi i naftës me shumicë aktualisht është rreth 1.54 euro për një litër.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati 105 dollarë për një fuçi, një rritje prej më shumë se 40 për qind që nga fillimi i luftës me Iranin.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka caktuar marzhën e çmimit tavan për derivatet e naftës, rritja e të cilit në Kosovë u bë vetëm pak ditë pas zhvillimeve në Lindjen e Meseme.
Ndërsa, javën e kaluar, ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se në Kosovë nuk do të ketë çmim më të lartë se 1.54 për një litër naftë.

