10:19 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / MSH

Hoqi zorrën qorre, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për shëndetin e ministrit Latifi

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë detaje mbi gjendjen shëndetësore të ministrit të këtij dikasteri, Rifat Latifaj, i cili u shtri në spital ditën e premte.

Sipas Ministrisë, Latifi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike për heqjen e zorrës qorre, pasi kishte pësuar inflamacion akut të saj.

“Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministri Latifi ka falendëruar personelin e Kirurgjisë Abdominale, atë të Emergjencës dhe Kujdesit Intensiv.

“Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend” thuhet tutje në njoftim.