21:52 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Darka në Berlin, Thaçi e Vuçiq ulur afër njëri- tjetrit

Dy nikoqirët e Samitit në Berlin, Merkel dhe Macron kanë shtruar darkë për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Në këtë samit, nga Kosova po marrin pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

Para darkës, që konsiderohet të jetë jozyrtare, është mbajtur pjesa e parë, zyrtare, e Samitit./ Indeksonline/