Shtyhen dy ndeshje në La Liga, nuk luhet përballja mes Sevillës e Barcelonës

La Liga ka vendosur që dy ndeshje të vikendit të shtyhen për një datë të pacaktuar. Njëra nga to është edhe derbi mes Sevillës e Barcelonës që duhej të luhej në orën 21:00.
Villarreal-Alavés është ndeshja tjetër e shtyrë e paraparë të luhej në vikend.
Ishin vetë klubet ato që kishin kërkuar shtyerjen e ndeshjeve pasi që disa lojtarë të tyre janë të prekur nga izolimi me covid në Amerikën e Jugut./Indeksonline/