75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / Gj Sh

Shtyhen dy ndeshje nga Bundesliga e Gjermanisë

Gjermania është përballur me mot të keq në ditet e fundit.

Disa prej qyteteve kanë hasur probleme pas reshjeve të mëdha të borës, e kjo ka bërë që të shtyhen dy ga ndeshjet e javës së 16-të të Bundesligës, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, për shkak të stuhisë së borës, ndeshjet St. Pauli-Leipzig dhe Werder Bremen-Hoffenheim u shtynë për një kohë të pacaktuar.

Për datën e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të vendoset në ditët e ardhshme./IndeksOnline/