Shtyhen dy ndeshjet e sezonit të ri të Superligës

Gjatë kësaj fundjave do të fillojë sezoni i ri në “Albi Mall Superliga”.
Dy ndeshjet Gjilani-Ballkani dhe Ferizaj-Drita, ishin paraparë të zhvillohen këtë fundjavë, por janë shtyrë në një datë tjetër.
Arsyet e kësaj janë pjesëmarrja e Dritës dhe Ballkanit në garat evropiane, me Dritën në Europa League dhe Ballkanin në Conference League.
Ndërsa këto janë ndeshje pritet të zhvillohen gjatë kësaj jave:
Dukagjini-Prishtina
Malisheva-Prishtina e Re
Drenica-Llapi
Të gjitha këto ndeshje pritet të zhvillohen në të njëjtën kohë, në orën 16:30./IndeksOnline/