Shtyhet konferenca dhe stërvitjet e Kosovës në Parma të Italisë, kjo është arsyeja

Para një ore, Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Parma të Italisë, ku nesër me fillim nga ora 20:45, do ta zhvillojë takimin kundër Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Konferenca për media e paraparë të zhvillohej sot me fillim nga ora 18:00, do të shtyhet për një orë me vonë, gjithashtu edhe stërvitjet e djelmoshave tanë, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, sipas tij arsyeja është reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës në Itali.
“Shtyhet konferenca dhe stervitja e Kosoves. Shiu i madh qe ka rene sot ne Parma, e ka veshtiresuar gjendjen e fushes. Punetoret italiane jane duke punuar qe te largojne ujin nga fusha. Konferenca fillon ne 19:00 ndersa stervitja 19:30”.