08:40 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Shtyhet ceremonia për ndarjen e çmimeve ‘Grammy’

Për momentin, është shtyrë ndarja e çmimeve ‘Grammy’.

Ky organizim i madh pritet të shtyhet për shkak se variantit omicron, transmeton Indeksonline.

Eventi i madh mendohej të mbahej me datë 31 janar të këtij viti.

Pas analizave me zyrtarët e qytetit dhe shtetit, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe shumë partnerë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë shfaqjen e 64-të të çmimeve Grammy,” tha organizata në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

Shëndeti dhe siguria e komunitetit tonë, audienca live dhe qindra njerëz që marrin pjesë në shfaqje janë prioriteti ynë kryesor.”

Akademia thotë gjithashtu se siguria tani është parësore dhe se do të organizojë shfaqjen më vonë.

Duke pasur parasysh pasigurinë rreth variantit omikron, organizimi i shfaqjes më 31 janar thjesht përfshin shumë rreziqe. Mezi presim të festojmë “Music Biggest Night” në një datë të ardhshme që do të shpallet së shpejti.”/Indeksonline/