75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 06 Janar 2026 / KV

Shtyhet nisja e gjysmëvjetorit të dytë në Komunën e Malishevës

Komuna e Malishevës ka njoftuar se, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse të gjitha vendbanimet e komunës, është shtyrë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 deri më 12 janar 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, vendimi është marrë duke u bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës si edhe në gjendjen reale në terren, ku përkeqësimi i motit ka vështirësuar qasjen dhe sigurinë në institucione arsimore.

Nga komuna bëhet e ditur se ditët e humbura të mësimit do të kompensohen në muajt në vijim, sapo të krijohen kushte të qëndrueshme dhe të sigurta.

Drejtoria për Arsim dhe Edukim ka theksuar se do t’i mbajë të informuara të gjitha institucionet arsimore dhe prindërit për hapat e radhës dhe përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.