75 Mall Live Search
10:09 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Shtyhet fillimi i sezonit të ri të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës në futsall është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të gjendjes pandemike.

Me rregullat e vendosura të Qeverisë, nuk lejohen aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura dhe kjo ka bërë që edhe futsalli të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Klubi i FC Prishtina, ka publikuar njoftimin e marrë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se ka ndryshuar datën e hedhjes së shortit nga data 5 e cila ishte planifikuar tani do të jetë data 12 shtator, dhe rrjedhimit fillimi i edicionit i planifikuar me datën 12 Shtator do të shtyhet në afatë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti. /IndeksOnline/