75 Mall Live Search
19:15 / E Martë, 08 Shtator 2020 / C E

Shtyhet fillimi i Superligës së Kosovës

Është shtyrë për një javë fillimi i sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Lajmin për Kanal10 e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Pas një takimi mes krerëve të FFK-së me zyrtaret e IKSHP-së, është marr vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit të ri për një javë.

Ishte planifikuar që sezoni i ri të filloj me 12 shtator por tani skuadrat duhet të presin edhe një javë.

Këtë sezon, Superliga do t’i ketë 10 skuadra me nga 4 ndeshje në mes vete. /IndeksOnline/